PRESIDENTI I KËSHILLIT EUROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA) KA INTENSIFIKUAR KONTAKTET ME UDHËHEQËSIT E 27 VENDEVE ANËTARE; KA NISUR NJË PROCES KONSULTIMESH DYPALËSHE PËR DY ÇËSHTJE KYÇE (UKRAINA + SIGURIA)
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 19
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa) ka intensifikuar kontaktet me udhëheqësit e 27 vendeve anëtare dhe ka nisur një proces konsultimesh dypalëshe për dy çështje kyçe: çfarë janë të gatshëm të bëjnë për sa i përket ndihmës për Ukrainën dhe qëndrimet e tyre për garancitë e sigurisë.
Kështu bën të ditur një burim evropian.
Komisioni i Përfaqësuesve të Përhershëm është informuar për iniciativën mbrëmë.
Synimi është të bihet dakord për një qëndrim të përbashkët evropian se si të arrihet një paqe e besueshme dhe e qëndrueshme në Ukrainë në lidhje me procesin e nisur nga Shtetet e Bashkuara për t'i dhënë fund luftës.
Për momentin, asnjë Këshill i jashtëzakonshëm Evropian nuk është planifikuar të vijojë samitet e Parisit të organizuara nga presidenti Emanuel Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments