Jeruzalem, Izrael | Presidenti i Izraelit Isak (Isaac) Herzog tha në një mesazh të transmetuar në përvjetorin e sulmit terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023 se plagët ende nuk janë shëruar plotësisht.
“Plagët tona ende nuk mund të shërohen plotësisht - tha ai - sepse pengjet ende torturohen, ekzekutohen dhe vdesin në robëri”.
Nga 251 personat e rrëmbyer dhe dërguar në Rripin e Gazës më 7 tetor, 97 mbeten ende pengje, nga të cilët 33 u shpallën të vdekur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments