top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I FRANCËS MAKRON I KUJTOI KRYEMINISTRIT TË SHTETIT TË IZRAELIT NETANJAHU SE IZRAELI U KRIJUA ME VENDIM TË OKB-së | KRYEMINISTRI NETANJAHU U PËRGJIGJ: SHTETI LINDI ME LUFTËN E 1948-ës.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Paris, Francë | Presidenti francez Emanuel Makron tha sot se kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu nuk duhet t'u shpëtojë vendimeve të OKB-së”, duke thënë se ishte pikërisht një vendim i OKB-së që krijoi shtetin e Izraelit.

 

Kështu raportuan disa pjesëmarrës në Këshillin e Ministrave të sotëm, duke cituar fraza të presidentit.

 

Netanyahu – kishte thënë ai - nuk duhet të harrojë se vendi i tij u krijua me një vendim të OKB-së”.

 

Aludimi është për votën e nëntorit 1947 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi planin për të ndarë Palestinën në një shtet hebre dhe një shtet arab.

 

Dhe për rrjedhojë, kjo nuk është koha për t'u larguar nga vendimet e OKB-së.

 

Përgjigja e kryeministrit Netanjahut ishte gati dhe ai pati edhe një telefonatë me presidentin francez: “Një kujtesë për presidentin e Francës: nuk ishte rezoluta e Kombeve të Bashkuara që themeloi shtetin e Izraelit, por fitorja e arritur në luftën e pavarësisë, me gjakun e luftëtarëve heroikë, shumë prej të cilëve ishin të mbijetuar të Holokaustit, përfshirë ata të regjimit të Vishi (Vichy) në Francë”, tha kryeministri Netanjahu në një deklaratë.

 

Kryeministri Netanjahu, gjatë bisedës telefonike me presidentin Makron, tha gjithashtu se ishte kundër një armëpushimi të njëanshëm, i cili, nuk do të ndryshonte situatën e sigurisë në Liban”, tha zyra e kryeministrit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page