PRESIDENTI I ENTITETIT SERB NË BOSNJË-HERCEGOVINË MILORAD DODIK KA ZBARKUAR NË AEROPORTIN BEN GURION NË TEL-AVIV NË IZRAEL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Sarajevë, Bosnje Hercegovinë | Një delegacion i kryesuar nga presidenti i entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, që aktualisht është në kërkim, zbarkoi të martën në aeroportin Ben Gurion në Tel-Aviv të Izraelit, ka raportuar enti mediatik “Oslobodjenje”.
Avioni i Qeverisë së Republikës Srpska është nisur nga Banjalluka për në Beograd e më pas ka fluturuar drejt Izraelit.
Largimi i arratisjes së z. Dodik shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviç nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.
Ky institucion ka njoftuar se do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje të kufirit dhe ruajtje të sigurisë.
Kumtohet se vizita e z. Dodik në Izrael lidhet me konferencën kundër antisemitizmit, e cila, do të mbahet më 26 dhe 27 mars 2025 në Jerusalem.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments