top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE ERDHI PËR VIZITË NË TIRANË | U PRIT NGA KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, erdhi sot në Tiranë.

 

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili, vjen për herë të parë në Shqipëri si president i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë, u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

 

Kryeministri Rama dhe presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan iu drejtuan Pallatit të Brigadave ku u zhvillua ceremonia zyrtare e pritjes dhe prezantimi i delegacioneve.

 

Më pas u zhvillua takim kokë më kokë në zyrën e kryeministrit Rama dhe në vijim u firmos një marrëveshje bashkëpunimi mes palëve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page