top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I AFRIKËS SË JUGUT KIRIL RAMAFOSA (CYRIL RAMAPHOSA) POHOI SE AI E KISHTE FTUAR PRESIDENTIN E UKRAINËS VOLODIMIR ZELENSKI NË NJË VIZITË SHTETËRORE NË PRETORIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 21
  • 2 min read

Keip Taun, Afrikë e Jugut | Në ditën e takimit të ministrave të jashtëm të G20-ës, të cilin, Afrika e Jugut e pret në vitin 2025, presidenti i Afrikës së Jugut Kiril Ramafosa (Cyril Ramaphosa) konfirmoi se ai e kishte ftuar presidentin e ukrainës Volodimir Zelenski në një vizitë shtetërore në Pretoria.

 

Presidenti Ramafosa (Ramaphosa) shkroi në rrjetin social virtual Iks (X) se ai kishte një bisedë telefonike me presidentin Zelenski për çështje të ndryshme gjeopolitike.

 

Unë mirëpres angazhimin konstruktiv të marrë nga presidenti Zelensky dhe pres që ta pres atë së shpejti në Afrikën e Jugut për një vizitë shtetërore”, thuhet në deklaratë.

 

Ne të dy ramë dakord për nevojën urgjente për një proces gjithëpërfshirës dhe të drejtë të paqes që përfshin të gjitha palët në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme. Afrika e Jugut mbetet e përkushtuar për të mbështetur procesin e dialogut midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha ai.

 

Unë fola me presidentin e Afrikës së Jugut Ramafosa (Ramaphosa) dhe e falënderova për mbështetjen e Afrikës së Jugut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.


Është e rëndësishme që vendet tona të ndajnë të njëjtin pozicion: asgjë për Ukrainën pa Ukrainën.


Të gjithë shpresojmë të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme këtë vit.


Zëri i Afrikës së Jugut është i rëndësishëm dhe ne llogarisim në mbështetjen e saj”, tha presidenti Zelenski.

 

Edhe pse Afrika e Jugut është deklaruar gjithmonë e paangazhuar në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, ajo është akuzuar se është pro Moskës.

 

Në muajin tetor, presidenti Ramafosa (Ramaphosa) e përshkroi Rusinë si një mik dhe aleat të vlefshëm në një samit të BRICS-it të organizuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

 

Presidenti Ramafosa (Ramaphosa) zhvilloi bisedime edhe me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dje në margjinat e takimeve të samitit të G20-ës në Johanesburg.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page