top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PRESIDENTI ERDOGAN NË QIPRO PËR 50 VJETORIN E PUSHTIMIT: ASNJË PËRFITIM NGA RIFILLIMI I NEGOCIATAVE ME OKB-në.

Nikosia, Qipro | Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Qipro, për të kujtuar ndërhyrjen ushtarake të Ankarasë 50 vjet më parë, që çoi në ndarjen e ishullit dhe krijimin e Republikës Turke të Qipros Veriore.

 

Presidenti Erdogan ka thënë se nuk sheh asnjë pikë në vazhdimin e negociatave të udhëhequra nga OKB-ja për të ardhmen e ishullit mesdhetar.

 

Nuk ka dobi për askënd që të thotë le të vazhdojmë negociatat ku i lamë në Zvicër vite më parë”, tha ai në Republikën e vetëshpallur Turke të Qipros Veriore, ku shtoi se turqit qipriotë duhet të ulen në kushte të barabarta me homologët e tyre grekë qipriotë nga Qiproja Jugore e njohur ndërkombëtarisht.

 

Presidenti grek qipriot, Nikos Kristodulidhes (Christodoulides) i Republikës së vetëshpallur Turke të Qipros Veriore ka një mendim krejtësisht të ndryshëm dhe deklaroi se ribashkimi është e vetmja rrugë e mundshme, 50 vjet pasi trupat turke pushtuan dhe u larguan nga ishulli i ndarë.

 

Nuk ka asnjë opsion tjetër përveç ribashkimit”, u tha presidenti Kristodhulidhes (Christodoulides) gazetarëve në Nikosia, ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke vizituar Republikën e vetëshpallur Turke të Qipros Veriore, tha se nuk kishte asnjë përfitim nga rifillimi i bisedimeve të udhëhequra nga OKB për të ardhmen e Qipros.

 

Mbrëmjen e sotme në ishull do të arrijë edhe kryeministri grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), i cili së bashku me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Kristodhulidhes (Christodoulides), do të kujtojnë me një ceremoni atë që Greqia e konsideron pushtim turk.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page