PRESIDENTI EMANUEL MAKRON ORGANIZOI NË MËNYRË TË PAPRITUR NJË NDALESË NË GRENLANDË KU SFIDOI PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) | NUK SHITET; PUTINI NUK MUND TË JETË NDËRMJETËS PËR IRANIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 15
- 1 min read

Grenlandë | Grenlanda nuk është në shitje.
Pak orë para G7-ës, në gjysmë të rrugës midis Evropës dhe Amerikës, Presidenti francez Emanuel Makron organizoi në mënyrë të papritur një ndalesë në territorin e Arktikut, vetëm disa ditë pasi Uashingtoni kërcënoi me plane ushtarake për Grenlandën dhe Panamanë, në përputhje me atë që Presidenti Tramp (Trump) e ka përsëritur vazhdimisht.
“Askush në Evropë nuk mendon se Grenlanda është në shitje ose se mund të pushtohet”, tha presidenti Makron.
“Erdha për të shprehur solidaritetin e Francës dhe Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij territori dhe për të adresuar sfidat e tij, të cilat, janë ato të rritjes ekonomike, emergjencës klimatike, arsimit”, shtoi presidenti francez Makron në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren daneze Mette Frederiksen.
Presidenti Emanuel Makron njoftoi gjithashtu stërvitje të përbashkëta ushtarake me vendet e rajonit për sigurinë e Arktikut.
Ai e bëri të qartë se vendet evropiane duan të përshpejtojnë me Grenlandën zbatimin e partneriteteve mbi metalet, me cilat, vendi është i pasur, siç janë metale e rralla dhe grafiti.
Duke folur për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, Presidenti Makron përjashtoi që Presidenti rus Vladimir Putin mund të veprojë si ndërmjetës, duke kundërshtuar edhe një herë presidentin Danlld Tramp (Donald Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments