top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: 15-VJEÇARËVE DO T’U NDALOHET BLERJA E THIKAVE NË INTERNET; BRENDA DISA MUAJVE DO TË NDALOJMË PËRDORIMIN E MEDIAVE SOCIALE VIRTUALE PËR TË MITURIT NËN 15 VJEÇ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 10
  • 1 min read

Paris, Francë | Një pesëmbëdhjetëvjeçar nuk do të jetë më në gjendje të blejë një thikë në internet”.


Presidenti francez Emanuel Makron e njoftoi sot këtë nismë, pasi një kujdestar u godit për vdekje me thikë këtë mëngjes nga një nxënës 14-vjeçar në hyrje të një shkolle të mesme në Nogent, në rajonin Haute-Marne jashtë Parisit.


Ne do t'i shtrëngojmë rregullat. Kjo do të thotë se ne do të vendosim sanksione dhe ndalime të rënda financiare. Ata nuk do të jenë më në gjendje t'ua shesin këto tehe të miturve nën 15 vjeç”, tha ai në një intervistë me transmetuesin televiziv “France 2”.


Presidenti Makron njoftoi gjithashtu se Franca do të ndalojë mediat sociale virtuale për të miturit nën 15 vjeç nëse, brenda disa muajsh, kjo nuk bëhet në nivel evropian.


Ne duhet t'i ndalojmë mediat sociale për të miturit nën 15 vjeç. Ju jap disa muaj për mobilizimin evropian. Përndryshe (...) do të fillojmë ta bëjmë këtë në Francë. Nuk mund të presim”, tha presidenti Makron.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page