PRESIDENTI EKUADORIAN DANIEL NOBOA URDHËROI ME DEKRET ZHVENDOSJEN E KOMANDAVE TË POLICISË DHE TË FORCAVE TË ARMATOSURA NË GUAIAKUIL PËR SHKAK TË DHUNËS DHE TË TERRORIT QË USHTROJNË KRIMINELËT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 15
- 1 min read

Kuito, Ekuador | Presidenti ekuadorian Daniel Noboa ka urdhëruar, nëpërmjet Dekretit Ekzekutiv 28, që Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Ekuadorit të transferohet nga kryeqyteti Kuito (Quito) në qytetin Guaiakuil (Guayaquil), i cili, me gati tre milionë banorë është qyteti më i populluar dhe porti më i madh në vendin e Amerikës së Jugut.
Gazeta ekuadoriane “El Universo” e raportoi këtë lajm.
Dekreti urdhëron Ministritë e Brendshme dhe të Mbrojtjes të kryejnë veprimet e nevojshme për të transferuar komandat e policisë dhe të forcave të armatosura në portin e Guaiakuil-it, për të ushtruar përkohësisht funksionet e tyre që andej.
Dekreti u motivua nga fakti se në javët e fundit, e ashtuquajtura Zona 8, e cila, përfshin kantonet e Guaiakuil-it, Durán-it dhe Samborondón-it, ka parë një rritje të episodeve të dhunshme dhe një rritje të dukshme të rrëmbimeve dhe zhvatjeve kundër bizneseve dhe popullsisë lokale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários