PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): UKRAINA DUHET TË PRANOJË TAKIMIN ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN NË TURQI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 12
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Presidenti Putin nuk dëshiron një armëpushim me Ukrainën, por dëshiron të takohet në Turqi të enjten për të negociuar një fund të mundshëm të kësaj gjakderdhjeje.
Ukraina duhet ta pranojë menjëherë”.
Kështu shkroi presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin e tij social virtual “Truth”, duke theksuar se duke pranuar Kievi, ai do të jetë në gjendje të përcaktojë nëse një marrëveshje është e mundur.
Nëse jo, udhëheqësit evropianë dhe Shtetet e Bashkuara do ta dinë se ku qëndrojnë gjërat dhe mund të ecin përpara.
Po filloj të dyshoj se Ukraina do të bëjë një marrëveshje me Putinin, i cili, është shumë i zënë duke festuar fitoren e Luftës së Dytë Botërore, e cila nuk do të ishte fituar pa Shtetet e Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments