PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PARALAJMËROI PRESIDENTIN ZELENSKI SE NËSE NUK BËN PAQE ME RUSINË NDIHMA AMERIKANE NUK DO TË ZGJASË SHUMË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 3
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti maerikan Danlld Tramp (Donald Trump) nuk ia mbyll plotësisht derën presidentit të Ukrainës Voldymir Zelenski, por, e paralajmëron atë se koha po mbaron dhe durimi i administratës së tij nuk është i pakufizuar, kështu që ose ai pranon kushtet e vendosura nga Uashingtoni për paqen në Ukrainë ose ai dhe vendi i tij do të braktisen nga Shtetet e Bashkuara në çdo mënyrë të mundshme.
“Kjo është deklarata më e keqe që ai mund të kishte bërë dhe Amerika nuk do ta tolerojë këtë shumë më gjatë”, tha presidenti amerikan në “Truth”, duke komentuar deklaratat e presidentit Zelenski në Britaninë e Madhe sipas të cilave, fundi i luftës është ende shumë larg.
“Ka një rrugë të gjatë për të bërë”, tha presidenti ukrainas përpara se të largohej nga Londra, duke përsëritur se një marrëveshje duhet të jetë e ndershme, e drejtë dhe stabile, me garanci shumë specifike sigurie.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti