PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NUK KA NEVOJË PËR ZGJATJE TË AFATIT KOHOR PËR NEGOCIATAT E TARIFAVE DOGANORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 12
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se ishte i gatshëm të zgjaste afatin e 8 korrikut për përfundimin e bisedimeve tregtare me vendet përpara se tarifat më të larta të hyjnë në fuqi, por, nuk besonte se kjo ishte e nevojshme.
Presidenti u tha gazetarëve përpara se të shkonte në Qendrën Kenedi (Kennedy) se bisedimet tregtare po vazhdonin me rreth 15 vende, përfshirë Korenë e Jugut, Japoninë dhe Bashkimin Evropian.
“Po shkojmë shumë mirë për sa i përket marrëveshjeve. Ne jemi në bisedime me disa vende dhe të gjitha duan të arrijnë një marrëveshje me ne - vazhdoi ai - duke shtuar se nuk beson se një zgjatje e afatit është një domosdoshmëri”.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë letra në javët e ardhshme duke u detajuar kushtet e marrëveshjeve tregtare dhjetëra vendeve të tjera, të cilat, më pas mund t'i pranojnë ose t'i refuzojnë ato.
“Në një moment, ne thjesht do të dërgojmë letra ... - kjo është marrëveshja. Mund ta pranoni ose ta lini”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments