PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NUK JAM I SHQETËSUAR SE RUSIA MUND TË SULMOJË VENDET E NATO-s.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 29
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se nuk ishte i shqetësuar se Rusia mund të sulmonte vendet e NATO-s.
“Nuk jam i shqetësuar. Aspak. Nuk ka problem”, - tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në një intervistë me entin mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke u përgjigjur kur e pyetën për një provokim të mundshëm rus kundër vendeve të NATO-s.
Sipas thashethemeve të raportuara nga enti mediatik vendor “Wall Street Journal”, shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Xhon Ratkllif (John Ratcliffe), fluturoi për në Moskë për të paralajmëruar Rusinë të mos sulmonte vendet e NATO-s.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments