PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NUK DO T'IA LËMË KANALIN E PANAMASË KINËS; DO TË KUJDESEMI EDHE PËR GRENLANDËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 21
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) vazhdon të këmbëngulë se Shtetet e Bashkuara duhet të rimarrin kontrollin e Kanalit të Panamasë.
“Ishte projekti më i shtrenjtë që kemi ndërtuar ndonjëherë, kemi humbur mijëra burra”, tha presidenti amerikan në një ngjarje të organizuar në Uashington nga Shoqata e Guvernatorëve Republikanë.
“Nuk do t’ia lëmë Kinës”, theksoi ai, duke përmendur edhe aneksimin e mundshëm të Grenlandës: “Do të kujdesemi edhe për këtë”.
Presidenti Tramp (Trump) po përgatitet të eliminojë USPS-në, Shërbimin Postar të SHBA-së, dhe të thithë agjencinë e pavarur në administratën e tij.
Këtë e ka bërë të ditur gazeta Shtypii Uashingtonit (Washington Post), duke cituar burime të informuara.
Ky veprim do të çmontonte një shërbim që ekziston për rreth 250 vjet, duke hedhur potencialisht triliona transaksione në kaos.
Presidenti amerikan mund të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv në orët e ardhshme për të shkarkuar anëtarët e bordit të drejtorëve të Shërbimit Postar dhe për ta vendosur agjencinë nën kontrollin e Departamentit të Tregtisë dhe sekretarit Hauard Lutnik (Howard Lutnick).
Më shumë se 50000 njerëz mund të pushohen nga puna sot në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së si pjesë e shkurtimeve drastike që po zbatohen nga administrata Tramp.
Një zyrtar amerikan e tha këtë për transmetuesin televiziv “CNN”.
Departamenti ka rreth 55000 punonjës në provë - llojin e punëtorëve që presidenti dhe z. Illn Mask (Elon Musk) kanë synuar - dhe atyre mund t'u duhet të paketojnë masivisht në Pentagon në orët e ardhshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments