top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NQS GARDA KOMBËTARE NUK DO TË ISHTE DËRGUAR NË LOS ANXHELOS AI DO TË ISHTE SHKATËRRUAR PLOTËSISHT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 9
  • 1 min read

Uashinton, Amerikë | Ne morëm një vendim të shkëlqyer duke dërguar Gardën Kombëtare për t'u përballur me trazirat e dhunshme të nxitura në Kaliforni.


Nëse nuk do ta kishim bërë këtë, Los Anxhelosi do të ishte zhdukur plotësisht”, shkroi presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.


Guvernatori Gavin Newscum dhe Kryetarja Karen Bass, të paaftat, duhet të thoshin: Faleminderit President Tramp, je kaq i mrekullueshëm, pa ty ne nuk do të ishim asgjë, zotëri.


Në vend të kësaj, ata zgjedhin t’i gënjejnë njerëzit e Kalifornisë dhe të Amerikës duke thënë se ne nuk kishim nevojë dhe se këto janë protesta paqësore.


Mjafton të shikoni fotot dhe videot e dhunës dhe shkatërrimit për të ditur gjithçka që duhet të dini.


Ne gjithmonë do të bëjmë atë që është e nevojshme për të siguruar sigurinë e qytetarëve tanë, në mënyrë që së bashku ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”, tha presidenti Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page