PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PATA NJË TELEFONATË TË SHKËLQYER ME PRESIDENTIN KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING); BISEDA ZGJATI 1 ORË E 30 MIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 5
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Sapo pata një bisedë të shkëlqyer me presidentin kinez Shi (Xi), për të diskutuar disa aspekte komplekse të marrëveshjes sonë tregtare të përfunduar dhe të dakordësuar së fundmi.
Thirrja zgjati rreth një orë e gjysmë dhe rezultoi në një rezultat shumë pozitiv për të dy vendet.
Nuk duhet të ketë më asnjë dyshim rreth kompleksitetit të produkteve të metaleve të rralla tokësore”, shkroi presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.
“Ekipet tona përkatëse do të takohen së shpejti në një vend që do të përcaktohet më vonë.
Ne do të përfaqësohemi nga Sekretari i Thesarit Skat (Scott) Bessent, Sekretari i Tregtisë Hauard Latnik (Howard Lutnick) dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i ShBA-ës, Ambasadori Xhemison Griër (Jamieson Greer)”, shkroi presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios