top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): MERITOJ ÇMIMIN NOBEL PËR “MARRËVESHJET E ABRAHAMIT”; ËSHTË SHUMË HERËT PËR TË THËNË SE E MERITOJ EDHE PËR UKRAINËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 24
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Po ushtroj presion të fortë mbi Rusinë” për të arritur paqen në Ukrainë.

 

Këtë e tha presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në Zyrën Ovale.

 

Putini ofroi të ndalojë luftën dhe pushtimin e të gjithë Ukrainës”, shtoi presidenti Tramp (Trump).

 

Unë e meritoj çmimin Nobel për Marrëveshjet e Abrahamit”, vazhdoi ai, përpara se të shtonte: “Është shumë herët për të thënë për Ukrainën”.

 

Presidenti Tramp (Trump) rithekson se do të ketë takime në Romë në margjinat e funeralit të Papa Françeskut.

 

Do të ketë kaq shumë liderë, do të doja t'i takoja të gjithë”, tha presidenti në Zyrën Ovale.

 

Do të doja t'i takoja të gjithë, do të ishte mirë. Dhe do të doja të merresha me të gjithë. Shumë prej tyre do të jenë atje dhe do të duan të më takojnë për të folur për tregtinë”, tha ai, por nuk specifikoi se cilët udhëheqës politikë do të takohet në Romë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page