PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MBËRRITI NË PEKIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 13
- 2 min read
Updated: May 15

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Avioni presidencial “Forca Ajrore Nr. 1” (Air Force One) që transportonte Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) u ul në Pekin.
Vizita e Presidentit Tramp (Trump) do të zgjasë deri të premten.
Nesër ai do të takohet për herë të parë me Presidentin Shi Xhinping (Xi Jinping).
Me të mbërritur, ai u prit nga Zv/Presidenti kinez Han Zheng, ambasadori amerikan në Republikën Popullore të Kinës Deivid Përdju (David Perdue) dhe ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara Shi (Xie) Feng.
Disa dhjetëra njerëz u mblodhën në rrugët ngjitur me “Four Seasons”, hotelin në Pekin ku presidenti amerikan do të qëndrojë gjatë vizitës së tij.
Flamuri amerikan valëvitet në ndërtesë, së bashku me atë të Republikës Popullore të Kinës, por fotografitë nga larg janë të ndaluara nga grupi i madh i oficerëve që ruajnë trotuarin përballë hotelit. Ana e hotelit është e ndaluar për kalimtarët.
Hashtagu #WelcomeTrumpToChina po kryeson platformat e mediave sociale kineze si Weibo.
Shumë prej tyre kanë postuar komente pozitive si mirë se vini ose bashkëpunimi çon në një fitore për të dyja palët, duke i bërë jehonë frazës së përdorur nga qeveria kineze ditët e fundit.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio pritet në Pekin të mërkurën me Presidentin Donald Trump, pavarësisht se i nënshtrohet sanksioneve kineze.
Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, mbërriti në Kinë me Presidentin Tramp (Trump), duke u bashkuar me drejtuesit ekzekutivë amerikanë në vizitën e manjatit në Pekin nga sot deri të premten.
Ai nuk ishte në listën fillestare të drejtuesve të ofruar nga Shtëpia e Bardhë në fillim të kësaj jave, ku përfshiheshin drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Illn Mask (Elon Musk), dhe Tim Kuk (Cook) i Apple.
“Jensen po merr pjesë në samit me ftesë të Presidentit Tramp (Trump) për të mbështetur Amerikën dhe qëllimet e administratës”, tha një zëdhënës i Nvidia-s.
“Çipat H200 të Nvidia-s nuk i janë shitur ende Kinës”.
Kështu tha Sekretari i Tregtisë i ShBA-ës, Hauard Latnik (Howard Lutnick), muajin e kaluar, duke përmendur vështirësitë në marrjen e autorizimit nga qeveria kineze.
Shtimi i merit të z. Huang në udhëtim në minutën e fundit sugjeron se çipat H200 mund të jenë në axhendën e samitit.
Në janar, administrata Tramp (Trump) miratoi zyrtarisht shitjet e çipave H200 të Nvidia-s në Kinë në kushte të caktuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























Comments