PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TË FLAS ME PRESIDENTIN TAJVANEZ PËRPARA SE TË VENDOS PËR SHITJEN E ARMËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 20
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) do të flasë me Presidentin tajvanez Uilliam (William) Lai përpara se të marrë një vendim mbi shitjen masive të armëve amerikane në ishull me vlerë 14 miliardë dollarë.
“Do të flas me të. Po flas me të gjithë. E kemi situatën shumë mirë nën kontroll. Patëm një takim të shkëlqyer me Presidentin Shi (Xi), do të punojmë për këtë, për çështjen e Tajvanit”.
Kështu tha Presidenti Tramp (Trump) duke folur për entet mediatike.
Vetëm një telefonatë do të shkaktojë tensione të forta me Kinën, e cila, duke pretenduar sovranitet mbi Taipein, kundërshton çdo kontakt zyrtar, veçanërisht me ShBA-ës, e cila është e detyruar ligjërisht të ofrojë burime mbrojtëse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments