top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ANULOJENI MENJËHERË GJYQIN PENAL KUNDËR KRYEMINISTRIT BENJAMIN NETANJAHU; ËSHTË GJUETI SHTRIGASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 26
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Gjyqi i Bibi Netanjahut duhet të anulohet menjëherë, një hero i madh, i cili ka bërë kaq shumë për shtetin e tij, duhet të falet”.


Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) e shkruan këtë në rrjetin social virtual “Truth” në lidhje me gjyqin për korrupsion kundër kryeministrit izraelit.


Ndoshta nuk njoh askënd që mund të kishte punuar në harmoni më të mirë me presidentin e Shteteve të Bashkuara sesa Bibi Netanjahu.


Ishin ShBA-ës që shpëtuan Izraelin dhe tani do të jenë ShBA-ës që do të shpëtojnë Bibi Netanjahun. Nuk mund ta lejojmë këtë paradoks drejtësie”, tha ai.


U shokova kur mësova se Shteti i Izraelit, i cili, sapo ka përjetuar një nga momentet e tij më të mëdha në histori dhe udhëhiqet me forcë nga Bibi Netanyahu, po vazhdon gjuetinë e tij absurde të shtrigave kundër Kryeministrit të tij! Unë dhe Bibi sapo kemi kaluar ferrin së bashku, duke luftuar një armik të paepur dhe të hershëm të Izraelit: Iranin. Bibi nuk mund të kishte qenë më i mirë, më i mprehtë ose më i fortë në dashurinë e tij për Tokën e Shenjtë të pabesueshme.


Bibi Netanyahu ishte një luftëtar si ndoshta asnjë luftëtar tjetër në historinë e Izraelit dhe rezultati ishte diçka që askush nuk e kishte menduar ndonjëherë të mundur; eliminimi i plotë i një prej armëve bërthamore potencialisht më të mëdha dhe më të fuqishme në botë.


Ne po luftonim, fjalë për fjalë, për mbijetesën e Izraelit, dhe nuk ka askush në historinë e Izraelit që ka luftuar më fort ose më me kompetencë se Bibi Netanjahu.


Pavarësisht të gjithave këtyre, sapo mësova se ai është thirrur në gjykatë të hënën për vazhdimin e këtij gjyqi të gjatë - një shfaqje horror që nga maji i vitit 2020.


Një gjueti e tillë shtrigash, për një njeri që ka dhënë kaq shumë, është e paimagjinueshme për mua”, tha Presidenti Tramp (Trump), duke përdorur një frazë që e përdorte për t'iu referuar gjyqeve të tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page