
Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) është gati të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të ndërtuar një Kupolë të Hekurt për Shtetet e Bashkuara.
Këtë e kanë raportuar mediat amerikane, duke cituar një dokument të Shtëpisë së Bardhë.
Duke folur për kërcënimin e sulmeve me raketa balistike, lundruese dhe hipersonike për Shtetet e Bashkuara, dekreti synon të përshpejtojë prodhimin dhe shpërndarjen e sistemeve të reja që mund të kapin raketat dhe t'i rrëzojnë ato përpara nisjes.
Sipas analistëve, çdo sistem për Shtetet e Bashkuara do të duhej të shkonte përtej Kupolës së Hekurt të përdorur nga Izraeli, sepse do të kërkohej të mbulonte një zonë shumë më të madhe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires