PRESIDENTI BRAZILIAN LUIZ INÁCIO LULA DA SILVA ËSHTË SOT NË FRANCË | DO TË DEKOROHET ME 2 MEDALJE; DO TË LIDHË 20 MARRËVESHJE ME PRESIDENTIN EMANUEL MAKRON.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 4
- 1 min read

Shën Pal, Brazil | Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva mbërrin sot në Francë për një sërë angazhimesh që do të vazhdojnë deri të hënën e ardhshme.
Gjatë vizitës, kreu i shtetit të Amerikës së Jugut pritet të nënshkruajë rreth njëzet marrëveshje me presidentin francez Emanuel Makron dhe të marrë dy dekorata, njëra prej të cilave, do të jetë një diplomë nderi nga Universiteti i Parisit 8.
Kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti brazilian në Francë në 13 vjet.
Axhenda e presidentit Lula fillon të enjten, më 5 qershor 2025, me ceremoninë zyrtare të mbërritjes në Oborrin e Nderit në “Esplanade des Invalides”.
Presidenti Lula do të takohet më pas me presidentin Makron në Pallatin Elize (Elysée) në një takim midis delegacioneve nga të dy vendet, i ndjekur nga një ceremoni nënshkrimi dhe deklarata për shtypin.
Ministria e Punëve të Jashtme raportoi se të dy presidentët pritet të shpallin rreth 20 marrëveshje.
Sipas ministrisë, këto janë iniciativa që kanë të bëjnë me:
1- Energjinë.
2- Shëndetësinë.
3- Arsimin.
4- Shkencën.
5- Teknologjinë.
6- Sigurinë publike (me theks në prodhimin e vaksinave në bashkëpunim midis Fiocruz dhe Institutit Pasteur).
7- Nisjen e një dialogu dixhital mbi inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments