top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PRESIDENTI BAIDN (BIDEN) U TAKUA ME KRYEMINISTRIN STARMËR (STARMER): PO PËR RAKETAT ME RREZE TË GJATË VEPRIMI TË BRITANISË SË MADHE KUNDËR RUSISË.

Uashington, Amerikë | Çështja ka qenë në tryezë për javë të tëra dhe ditët e fundit deklaratat hapëse të presidentit amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden) dhe të kryeministrit britanik Keër Starmër (Keir Starmer), të marra për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, janë përshpejtuar.

 

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe synojnë të autorizojnë Kievin të përdorë raketat me rreze veprimi për të goditur thellë në territorin rus, në veçanti bazat ajrore nga ku nisen avionët e Moskës për të goditur Ukrainën.

 

Sipas entit mediatik amerikan Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times), drita jeshile do të kishte të bënte aktualisht me armët jo-amerikane, pra jo me raketat Atacms - ose të paktën jo menjëherë, beson enti mediatik Politico - por vetëm me British Storm Shadows, për të cilën kryeministri laburist ka kërkuar miratimin e Uashingtonit.

 

Në fakt, Londra i konsideron ato të rëndësishme për të ndaluar pushtimin e Vladimir Putinit.

 

Për Shtetet e Bashkuara, megjithatë, nuk ka ndryshim në politikë për përdorimin e armëve me rreze të gjatë nga Ukraina”, shpjegoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Xhan Kërbi (John Kirby).

 

Presidenti Putin beson se dhënia ndaj Kievit e dakordësisë për përdorimin e armëve me rreze të gjatë do ta bënte NATO-n palë në konflikt dhe ka kërcënuar me masa të përshtatshme.

 

Nëse ai është kaq i shqetësuar për sigurinë e qyteteve dhe qytetarëve rusë, rruga më e lehtë për të do të ishte të largohej nga Ukraina”, tha z. Kërbi (Kirby).

 

Mjafton të shikosh thjesht në një hartë nga godet Rusia, ku përgatit forcat dhe ruan rezervat, ku vendos strukturat ushtarake për të kuptuar se për çfarë shërbejnë armët me rreze të gjatë”, këmbënguli presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili, ndërkohë, po përgatit planin e tij të fitores për t'ia ilustruar presidentit Baidn (Biden) në javët e ardhshme dhe një samit të ri global të paqes për muajin nëntor, në të cilin, këtë herë do të jetë e ftuar edhe Moska.

 

Mundësia e goditjes në territorin rus vazhdon të shqetësojë Bashkimin Evropian, i cili nuk ka një qëndrim të përbashkët për heqjen e kufizimeve në përdorimin e armëve të furnizuara në Kiev.

 

Italia për shembull - konfirmoi Ministri i Jashtëm Antonio Tajani - është kundër zgjerimit të gamës së saj të veprimit: armët italiane përdoren për të mbrojtur popullsinë civile ukrainase brenda territorit të saj, sepse ne nuk jemi në luftë me Rusinë, është pozicioni i Romës”.

 

Gjermania, megjithatë, e hoqi problemin në fillim duke refuzuar menjëherë të dërgojë raketat e saj me rreze të gjatë, Taurus, në Kiev nga frika e një përshkallëzimi të konfliktit.

 

Armët që po diskutojnë SHBA dhe Britania e Madhe janë armë që ne nuk i kemi furnizuar dhe në këtë aspekt nuk ka asnjë ndryshim”, siguroi Berlini.

 

Nga Moska, një reagim fillestar ndaj hapit britanik përpara tashmë është materializuar me tërheqjen e akreditimit nga gjashtë diplomatë të Mbretërisë së Bashkuar të akuzuar për spiunazh nga një hetim i FSB-së që i konsideron ata një kërcënim për sigurinë e Rusisë.

 

Akuzat që Londra i hodhi poshtë si plotësisht të pabaza: zyrtarisht autoritetet ruse vepruan pas masave të miratuara nga qeveria britanike në përgjigje të aktiviteteve të drejtuara nga shteti rus në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Ne nuk kërkojmë falje për mbrojtjen e shtetasve tanë interesa”, pohoi Ministria e Jashtme.

 

Nuk bëhet fjalë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe, u përgjigj zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, por është e qartë se lëvizja e kryeministrit Starmër (Starmer) ka përkeqësuar tensionet tashmë në rritje me një nga vendet më aktive në mbrojtjen e Kievit”.

 

Deklarata e Putinit për raketat me rreze të gjatë ishte e qartë dhe nuk lejon lexime të dyfishta”, paralajmëroi zëdhënësi i Kremlinit Peskov, duke thënë se ishte i sigurt se fjalët e Putinit dhe kërcënimet e tij jo aq të mbuluara, kishin arritur tek marrësit e synuar.

 

Nuk mendoj shumë për Putinin”, tha presidenti Baidn (Biden), kur iu përgjigj atyre që e pyetën për kërcënimet e presidentit rus.

 

Deklaratat e presidentit rus për një luftë kundër NATO-s janë tepër të rrezikshme”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerin Zhan-Pier (Karine Jean-Pierre).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page