Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden) telefonoi presidentin ukrainas Volodimir Zelenski për ta uruar atë për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, që bie nesër.
Këtë e deklaron Shtëpia e Bardhë, duke nënvizuar se presidenti Baidn (Biden) i ka përsëritur presidentit Zelenski mbështetjen e Amerikës për popullin ukrainas.
Presidenti Baidn (Biden) më pas njoftoi një paketë të re ndihme, e cila përfshin raketa dhe municione të mbrojtjes ajrore.
“Kur filloi pushtimi i pakuptimtë i Rusisë, Ukraina ishte një vend i lirë. Sot ajo është ende e lirë. Dhe lufta do të përfundojë me një Ukrainë të lirë, sovrane të pavarur. Rusia nuk do të mbizotërojë”, tha presidenti Baidn (Biden).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments