top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI BAIDN (BIDEN) DHE UDHËHEQËSIT E FRANCËS + GJERMANISË + ITALISË + BRITANISË SË MADHE I KËRKUAN REGJIMIT TË TEHERANIT TË NDALOJË SË KËRCËNUARI ME NJË SULM USHTARAK KUNDËR IZRAELIT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe i kërkojnë Iranit të bëjë një hap prapa.

 

Kjo mund të lexohet në notën e përbashkët të lëshuar pas telefonatës mes presidentit amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden) dhe udhëheqësve aleatë.

 

Presidenti Baidn (Biden) dhe udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe i kërkojnë regjimit të Teheranit të ndalojë së kërcënuari me një sulm ushtarak kundër Izraelit, i cili do të kishte pasoja të rënda për sigurinë rajonale.

 

Aleatët shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page