top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI BAIDN (BIDEN): BËJ NJË TEST TË PLOTË NEUROLOGJIK ÇDO DITË DHE JAM PERSONI MË I KUALIFIKUAR PËR TË QENË PRESIDENT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Nuk do të kandidoja nëse nuk do të besoja se mundem. Unë jam personi më i kualifikuar për presidencën amerikane”, tha presidenti Xhëu Baidn (Joe Biden), gjatë një interviste për entin mediatik ABC, duke nënvizuar se ai i nënshtrohet rregullisht kontrolleve mjekësore.

 

I pyetur nëse do t'i nënshtrohej një testi njohës dhe më pas do të botonte rezultatet, presidenti Baidn (Biden) u përgjigj: Unë bëj një test të plotë neurologjik çdo ditë.

 

Përballja televizive me Danlld Trampin (Donald Trump) ishte një episod i keq: isha i rraskapitur”, shpjegon presidenti amerikan.

 

Përgjegjësia për mënyrën se si shkoi debati është vetëm e imja, jo e dikujt tjetër. U ndjeva tmerrësisht: ata më bënë disa teste për të parë nëse kam pasur disa infeksione, por ishte vetëm një ftohje e keqe, jam ende në formë”, tha ai.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

댓글

별점 5점 중 0점을 주었습니다.
등록된 평점 없음

평점 추가
bottom of page