top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI BAIDN (BIDEN) AUTORIZOI DËRGIMIN E MINAVE TOKËSORE KUNDËR PERSONELIT NË UKRAINË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden) ka autorizuar furnizimin me mina kundër personelit në Ukrainë.

 

Këtë e raporton gazeta amerikane Shtypi i Uashingtonit (Washington Post), duke cituar disa burime.

 

Masa do të forcojë mbrojtjen e Kievit kundër avancimit të trupave ruse. Drita jeshile vjen pas autorizimit të Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën që të përdorë raketa me rreze të gjatë për të goditur Rusinë.

 

Minat e autorizuara, sipas një zyrtari të administratës amerikane, janë ato që vetëshkatërrohen ose humbasin ngarkesën e tyre, duke reduktuar rrezikun për civilët. Kievi është zotuar të mos i përdorë ato në zona me popullsi të dendur.

 

Agjencia ruse e lajmeve Tass thotë se ka marrë konfirmimin nga Pentagoni se administrata amerikane ka autorizuar përdorimin e minave kundër personit në Ukrainë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page