top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PRESIDENTI ARGJENTINAS MILEI SULMOI KRYEMINISTRIN SPANJOLL SANÇEZ DUKE E QUAJTUR SOCIALIST AUTORITAR QË PËRNDJEK GAZETARËT (SHOKU I RAMËS).

Buenos Aries, Argjentinë | Sulmi i ri i presidentit Milei ndaj kryeministrit Sançez (Sanchez).

 

Presidenti i Argjentinës, ultra-liberali Javier Milei, i është rikthyer polemikave me kryetarin e qeverisë spanjolle, Pedro Sançez (Sanchez), duke e akuzuar atë si “një socialist autoritar” që persekuton gazetarët kritikë me ekzekutivin e tij.

 

Solidariteti im me gazetarin spanjoll Vito Kuiles (Quiles), i cili po persekutohet nga qeveria e Pedro Sançezit pasi zbuloi se një nga ministrat e tij përdori një makinë blu për të shkuar në një koncert të Teillër Suiftit (Taylor Swift)”, shkroi presidenti Milei në një postim sot në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Presidenti argjentinas akuzoi më pas shtypin progresiv për injorimin e çështjes.

 

Po të kishte qenë një zyrtar i qeverisë sonë, do të flisnin për diktaturë, por duke qenë se është një qeveri e majtë, ata janë të hutuar (...) në fund të fundit janë të gjithë bashkëfajtorë të socializmit autoritar”, shtoi ai.

 

Shprehjet e z. Milei kundër z. Sançez - dhe më parë edhe kundër gruas së tij, të akuzuar për korrupsion - kanë hapur një krizë të rëndë diplomatike mes dy vendeve, duke bërë që qeveria e Madridit të vendosë të tërheqë ambasadorin e saj në Buenos Aires për një kohë të pacaktuar.

 

Sulmet e reja ndaj kryeministrit Sançez ndodhin pak ditë pas një vizite të re të presidentit Milei në Madrid, më 21 qershor 2024, ku do të marrë një çmim “PËR MBROJTJEN E IDEVE TË LIRISË”.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page