PRESIDENTI ARGJENTINAS JAVIER MILEI SULMOI VERBALISHT KRYEMINISTRIN SPANJOLL PEDRO SANÇEZ (SÁNCHEZ) DUKE E QUAJTUR BANDIT GJATË CEREMONISË SË MBYLLJES SË FORUMIT EKONOMIK TË MADRIDIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 9
- 1 min read

Madrid Mbretëria e Spanjës | Presidenti argjentinas Javier Milei sulmoi kryeministrin spanjoll Pedro Sançez (Sánchez), duke e quajtur bandit - gjatë ceremonisë së mbylljes së Forumit Ekonomik të Madridit.
Udhëheqësi ultra-liberal u ngjit në skenë, duke duartrokitur publikun dhe duke kënduar këngën “Yo soy el león” (Unë jam luani), të cilën, e përdori gjatë fushatës së tij zgjedhore.
“Rroftë liria; Vdekje socializmit!”, bërtiti ai nga podiumi, ndërsa turma u përgjigj duke brohoritur fyerje ndaj kryeministrit Sançez (Sánchez).
Presidenti Milei nga e njëjta skenë e quajti të korruptuar bashkëshorten e kryeministrit Sançez (Sánchez), Begoña Gómez - në një aktivitet të fushatës së Vox pak më shumë se një vit më parë.
Incidenti bëri që ambasadori i Mbretërisë së Spanjës të largohej nga Buenos Aires, duke shkaktuar një përshkallëzim pesëmujor të tensioneve diplomatike.
Komentet e reja të presidentit argjentinas erdhën disa orë pasi dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin spanjoll në një demonstratë të organizuar nga partitë e opozitës, duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Sançez (Sánchez) për korrupsion.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
댓글