
Uashington, Amerikë | “Mund të jetë Arabia Saudite, mund të jetë Britania e Madhe. Tradicionalisht kjo mund të jetë MB. Herën e fundit shkova në Arabinë Saudite sepse kishin rënë dakord të blinin 450 miliardë dollarë mallra amerikane nga Shtetet e Bashkuara...”, deklaroi presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald trump) në bordin e Air Force One.
Ai tha se shkon mirë me kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer) dhe se ai mendon se ka bërë një punë të shkëlqyer deri më tani.
“Ne do të flasim në telefon në 24 orët e ardhshme. Unë shkoj mirë me të. Ai është liberal, gjë që është pak më ndryshe nga unë. Por unë mendoj se ai është një person i mirë. Mendoj se ai ka bërë një punë të shkëlqyer deri më tani”, iu përgjigj presidenti gazetarëve në bordin e avionit presidencial “Air Force One”.
“Ai ka përfaqësuar vendin e tij në aspektin e filozofisë së tij. Ndoshta nuk jam dakord me filozofinë e tij, por kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. E pashë dy herë, kam ngrënë darkë me të në Trump Tower”, shtoi ai.
Duhet thënë se miliardieri Illn Mask (Elon Musk) miku nr. 1 i presidentit Tramp (Trump) sulmoi ashpër kryeministrin britanik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments