top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI AMERIKAN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): SITUATA NË LOS ANGELES ËSHTË SHUMË E KEQE; TË ARRESTOHET KUSHDO QË MBAN MASKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 9
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) tha në rrjetin social virtual “Truth” se situata në Los Anxhelos është shumë e keqe dhe urdhëroi të arrestohet kushdo që mban maskë.


Dje, presidenti amerikan njoftoi qëllimin e tij për të dërguar 2000 trupa të Gardës Kombëtare në Kaliforni për të shuar protestat, të cilat, filluan të premten në qendër të Los Anxhelosit dhe më pas u përhapën.


Disa protestues u filmuan me fytyrat e mbuluara me maska ​​ndërsa i vinin flakën një makine.


Oficerët e policisë së Los Anxhelos janë nën sulm nga protestuesit që protestojnë politikat anti-imigracion të administratës Tramp (Trump), dhe policia po kryen më shumë arrestime”, tha kapiteni i policisë së qytetit Raul Jovel, sipas entit mediatik “CNN”.


Oficerët po bëjnë më shumë arrestime tani”, tha z. Jovel, duke vënë në dukje se oficerët tanë janë vërtet nën sulm.


Tre oficerë u plagosën lehtë në përleshjet me protestuesit”, shtoi ai.


Rreth 150 arrestime u kryen në Los Anxhelos nga e premtja deri të dielën në përleshjet midis policisë dhe protestuesve kundër bastisjeve kundër emigrantëve të paligjshëm”, thanë autoritetet lokale.


Përleshje shpërthyen edhe në San Francisko gjatë protestave kundër politikave të qeverisë për imigracionin.


Pesëqind marinsa janë gati të vendosen në Los Anxhelos me udhëzimin e Sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-ës, Pit Hegsëth (Pete Hegseth).


Kjo u raportua nga enti mediatik “Abc News”, duke cituar Komandën Veriore të Shteteve të Bashkuara.


Forcat speciale janë në gatishmëri kundër protestave që po zhvillohen në metropolin e Kalifornisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page