
Uashington,Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) nuk ka ndërmend të vizitojë Moskën.
“Jo, nuk do të shkoj”, tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët në lidhje me raportet e fundit të shtypit se ai mund të mërrte pjesë në festimet në Rusi më 9 maj 2025 për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në 1945.
Dje e përjavshmja franceze “Le Point” raportoi ekskluzivisht ftesën e presidentit rus Vladimir Putin, duke cituar burime të afërta me negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës.
Sipas të përjavshmes franceze, rëndësia e vizitës mund të shkojë përtej festimit të fitores së vitit 1945.
Në fakt, presidenti Tramp (Trump) dhe presidenti Putin jo vetëm që mund të përkujtonin fundin e luftës, por edhe të festonin një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë, bazuar në një plan të përbashkët negociues të njohur si Plani Kellog.
Nëse negociatat do të kishin sukses, kjo datë simbolike do të përfaqësonte një fitore të dyfishtë për të dy udhëheqësit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments