PREMTIM GASHI: VIKTIMA E SHKËMBIMT TË ZJARRIT LUFTARAK MES GRUPEVE KRIMINALE NË PRISHTINË KU U PLAGOSËN SALIH SEKIRAQA; KORAB GASHI (VËLLAI I VIKTIMËS); ROBERT LLUMNICA; FATOS ABAZI; VALDRIN ADEMI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 2, 2024
- 2 min read
Prishtinë, Kosovë | Mbrëmë dy grupe kriminale shkëmbyen zjarr luftarak me njëri-tjetrin në lagjen Aktash.
Të përfshirë në ngjarje janë subjekte nga familjet Sekiraqa dhe Capat, në konflikt prej kohësh mes tyre.
I vdekur ka mbetur 1 person ndërsa të plagosur disa të tjerë.
Viktima quhet Premtim Gashi. Konfirmimi i identitetit nuk është bërë mbrëmë menjëherë në vendin e ngjarjes për shkak se i vrari nuk kishte dokumente identifikuese me vete. Gjithashtu raportohet se në momentin e ngjarjes, vitikma kishte me vete një kallashnikov.
Nga familja Sekiraqa mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, z. Salih Sekiraqa, me moshë 47 vjeç.
Bashkë me z. Sekiraqa u lënduan edhe z. Korab Gashi (vëllai i viktimës), z. Robert Llumnica, me moshë 29-vjeç, z. Fatos Abazi, me moshë 35-vjeç, dhe z. Valdrin Ademi, me moshë 21-vjeç.
Në gjendje më të rëndë shëndetësore janë z. Llumnica dhe z. Ademi.
Njoftim | Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments