PRATO: VLADIMIR LLESHI (ME MOSHË 35 VJEÇ) U VRA ME THIKË | POLICIA ITALIANE ARRESTOI DY SHQIPTARË TË CILËT DEKLARUAN SE VRASJEN E KRYEN SEPSE VIKTIMA I DËRGONTE MESAZHE NJË VAJZE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 9
- 1 min read

Prato, Itali | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Z. Vladimir Lleshi, me moshë 35 vjeç, u vra me armë të ftohtë - thikë - (vrasja ndodhi më 8 maj, midis rrugës Korridoni (Corridoni) dhe Baraka (Baracca) në Prato).
Në lidhje me aktin kriminal Policia vendore arrestoi dy veta (qytetarë shqiptarë me moshë 17 vjeç dhe 19 vjeç).
Hetimet penale paraprake po drejtohen nga zv/prokurorja Valentina Koshi (Cosci).
Nga hetimet penale paraprake rezulton se vrasja lidhet me ngacmimin seksual të një vajze me anë mesazhesh.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments