top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PORTUGALI: TRE TË VDEKUR NGA ZJARRET; MBI 2600 ZJARRFIKËS DHE RRETH 20 AEROPLANË DHE HELIKOPTERË NË LUFTË ME ZJARRET NË MBARË PORTUGALINË; 261000 HEKTARË TË DJEGURA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 20
  • 1 min read
ree

Lisbonë, Portugali | Një burrë ka vdekur në një aksident me makineri ndërtimi ndërsa po shuante zjarre në Portugalinë veriore, duke e çuar në tre numrin e të vdekurve nga zjarret në pyje që nga fundi i korrikut”, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes Civile.


Viktima punonte për një kontraktor në komunën e Mirandela-s për të mbështetur operacionet e shuarjes së zjarreve”, tha për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”, Komandanti Paulo Santos i Autoritetit Kombëtar të Mbrojtjes Civile (Anepc).


Deri dje, zjarret kishin shkaktuar gjithashtu afërsisht pesëmbëdhjetë të plagosur, përfshirë një të plagosur rëndë; një rojtar pylli 45-vjeçar, i cili, u dogj në një zjarr në Sabugal.


Në Portugalinë qendrore, ku po vepronin dy avionë të dërguar nga Suedia si pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.


Katër zjarre të mëdha po digjen aktualisht në vend, më të këqijat në veri dhe qendër.


Mbi 2600 zjarrfikës janë vendosur, të mbështetur nga rreth njëzet aeroplanë dhe helikopterë.


Në Portugalinë qendrore, zjarri Arganil, i cili, ka vazhduar për një javë, ka mobilizuar vetëm më shumë se 1600 zjarrfikës.


Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, mbi 261000 hektarë janë djegur në Portugali që nga fillimi i vitit, krahasuar me 143000 hektarë për të gjithë vitin 2024.


Në vitin 2017, mbi 563000 hektarë u dogjën, duke përfshirë zjarre shkatërruese që vranë 119 persona.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page