Nairobi, Kenia | Protestat antiqeveritare janë ndezur në Kenia, jo vetëm në kryeqytetin Nairobi ku policia po përpiqet të shpërndajë demonstruesit dhe t'i mbajë ata larg pallatit presidencial, por edhe në qytete të tjera si Mombasa dhe Migori, ku, siç raportohet nga faqja e internetit e Kenias, agjentët kanë nisur të qëllojnë me plumba të vërtetë mbi turmën.
Ka viktima, sipas Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut në Kenia (Knhrc).
Viktimat zyrtare të protestave, nga e marta deri më sot, sipas OJQ-së janë 23, shto edhe 165 veta të shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Keniata (Kenyatta), në Nairobi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments