top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

POLICIA RRUGORE GJOBITI PERSONAZHET E RRJETEVE SOCIALE VIRTUALE: RREZIKUAN JETËT E QYTETARËVE DUKE SHKELUR RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e policisë rrugore shqiptuan masa administrative ndaj personazheve të rrjeteve sociale virtuale Hatixhe Brika (e njohur si Hati, me moshë 19 vjeçe) dhe Jashari.

 

Çifti i të rinjve, i njohur për reklamimin e jetës së luksit dhe makinave të shtrenjta, po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

 

Policia rrugore ka gjobitur me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje patente dy të rinjtë.

 

Ndërsa znj. Hati, policia rrugore i pezulloi patentën për 6 muaj sepse po drejtonte një makinë me fuqi matorike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor.

 

Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page