Milano, Itali | Të gjithë sulmuesit e dyshuar të gazetarit të entit mediatik Shtpi (La Stampa), Endrju Xholi (Andrea Joly), viktimë e një rrahjeje nga aktivistët e ekstremit të djathtë, janë identifikuar.
Policia italiane e Shtetit identifikoi persona të tjerë përveç dy militantët e parë të CasaPound Torino, një 45-vjeçar dhe një 53-vjeçar, të njohur menjëherë pas ngjarjes.
Ata janë një 46-vjeçar dhe një 35-vjeçar.
Këtë mëngjes, hetuesit kontrolluan shtëpitë e të katërve, duke sekuestruar veshje që ata kishin veshur mbrëmjen e së shtunës, kur gjatë festës së Ace of Clubs, gazetari Xholi (Joly) u rrah nga grupi për të bërë fotografi.
Sipas prokurorisë, rrobat e sekuestruara ishin të njëjtat që kishte veshur grupi të shtunën dhe të përjetësuara në të paktën tre video të sulmit ndaj gazetarit.
Gjithashtu këtë mëngjes u kontrollua edhe “Asso di Bastoni”, në via Çelini (Cellini), në lagjen San Salvario.
Megjithatë, brenda në pijetore hetuesit, të udhëhequr nga menaxheri Karlo (Carlo) Ambra, nuk gjetën asgjë të dobishme për hetimet dhe nuk pati konfiskime, me sa kumtohet tash për tash.
Të katërt aktualisht akuzohen për dhunë private dhe lëndime personale. Hetimi i është besuar prokurorit Paolo Shafi (Scafi).
Kontestohen tre rrethana rënduese: Lëndimet personale të rënduara për arsye të parëndësishme, nga numri i personave dhe nga kryerja e veprës penale të dhunës private.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments