Athinë, Greqi | Strukturat vendore të policisë greke zbuluan një arsenal armësh në një banesë, në Aharnon, të Athinës.
Dyshohet se i përkasin z. Ermal Meko, me origjinë nga Berati.
Ai ka precedentë të theksuar penalë në Greqi, përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë.
Ai rezulton i arrestuar në Greqi në vitin 2011 për një sërë akuzash të rënda.
Ai dënua me 53 vjet heqje lirie, por, kreu vetëm 8 vjet dhe u lirua në 11 korrik të vitit 2019, dhe më pas u riatdhesua në Shqipëri.
Ai rezulton të jetë rikthyer në Greqi me të njëjtin emër që kishte dikur, por, me mbiemër të ndryshuar.
Ai u arrestua mbrëmjen e 2 tetorit.
Ai kishte me vete:
1- 2 granata.
2- 2 ndezësa.
3- 58 fishekë.
Bashkëpunëtori i tij u largua me shpejtësi dhe mbetet ende i paidentifikuar.
Fill pas arrestimit të tij, policia greke ushtroi kontroll në një banesë në Aharnon, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues:
1- 5 mjete shpërthyese të improvizuara.
2- 5 mekanizma ta improvizuara për vonesë kohore.
3- 5 granata.
4- 4459 fishekë.
5- 1 armë zjarri e improvizuar.
6- 25 fishekzjarre.
7- 6 silenciatorë.
8- 3 jelekë antiplumbë.
9- Dylbi arme.
10- Bajonetë.
11- Pjesë armësh.
12- 2 thika.
13- Grirëse metalike.
14- 70 krehëra.
15- 8 mbajtëse krehërash.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios