top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E SHTETIT REFEROI AKTE PROCEDURIALE PENALE NË NGARKIM TË: FRANCESKO TOZAJ; ALPIN SKËNDAJ; LUAN DALIPAJ; ENDRIT DELAJ; DANIEL ISLAMAJ | ZJARRI QË MBYTI VLORËN ME TYM NË PRAG TË SEZONIT TURISTIK

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 8
  • 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan në Prokurorinë vendore akte proceduriale penale në ngarkim të:

1- Z. Francesko Tozaj (me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë).

2- Z. Alpin Skëndaj (me detyrë përgjegjës i Bordit të Kullimit).

3- Z. Luan Dalipaj.

4- Z. Endrit Delaj.

5- Z. Daniel Islamaj (të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit).


Njoftim | Referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page