top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E SHTETIT NJOFTOI SE U NDALUA NË GJERMANI FABIO BALLABANI (FABIO ZYBERAJ OSE IVI ZYBERAJ) | DYSHOHET SE USHTROI DHUNË DHE TERROR NDAJ BASHKËSHORTIT TË GJYQTARES SAIDA DOLLANI.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Policia e Shtetit pohoi zyrtarisht arrestimin e një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga z. Emiljano Shullazi.

 

Bëhet fjalë për z. Fabio Ballabani (i njohur edhe si Fabio Zyberaj ose Ivi Zyberaj), i cili, është shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të operacionit anti-krim që u ndërmuar kundër një morie grupesh të strukturuara kriminale.

 

Ai është shpallur në kërkim policor nga SPAK-u për ngjarjen kriminale të ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollani, i quajtur Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua barbarisht me urdhër të z. Emiljano Shullazi.

 

Z. Prifti, gjendej në një lokal në lagjen e tij, pranë banesës ku po qëndronte së bashku me shokun e tij, z. Behar Qose.

 

Ai u sulmua kur doli të tymoste një cigare jashtë ambjentit ku gjendej.

 

Z. Ballabani, i veshur me të zeza dhe me kapele, i vendosi z. Prifti një armë zjarri të shkurtër (pistoletë) në gojë, dhe i tha: “Ti me atë shkërdhatën atën tënde, mos harro se ke dy djemtë në Francë”.

 

Në këtë moment ka ndëryhrë z. Qose.

 

Si pasojë z. Ballabani u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë me një automjet të bardhë që e priste diku atje afër.

 

Grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga z. Emiljano Shullazi kishte kërkuar vazhdimisht (12 herë) që gjyqtarja Suada dollani të tërhiqej nga dosja e tyre penale, por kjo e fundit nuk kishte pranuar, duke dashur ti shkonte deri në fund gjykimit penal ndaj tyre.

 

SPAK-u e akuzon z. Emiljano Shullazi ka pasur rolin e porositësit të aktit kriminal ndaj z. Prifti, me qëllim ushtrimin e presionit kriminal mbi gjyqtaren Dollani, i cili, u vu në zbatim nga z. Ballabani dhe nga një tjetër subjekt kriminal.

 

Njoftim | Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë dy operacione të koduara “Para drejtësisë.”

 

Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.

 

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit: - F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.

 

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale "Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

댓글

별점 5점 중 0점을 주었습니다.
등록된 평점 없음

평점 추가
bottom of page