top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

POLICIA E SHTETIT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KA EKZEKUTUAR URDHËR-ARRESTIN PËR FABIO BALLABANIN (I NJOHUR EDHE SI FABIO ZYBERAJ OSE IVI ZYBERAJ).

Tiranë, Shqipëri | Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër-arrestin për:

1- Z. Fabio Ballabani (i njohur edhe si Fabio Zyberaj ose Ivi Zyberaj).

 

Ai është një prej subjekteve kriminalë të cilët u shpallën në kërkim policor në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e disa grupeve të strukturuara kriminale.

 

Z. Ballabani konsiderohet nga autoritetet e hetimit penal si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga z. Emiljano Shullazi.

 

Z. Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për ngjarjen kriminale që ngjau në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, z. Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht.

 

Akti kriminal ndaj tij konsiderohet se u vu në zbatim me porosinë e z. Emiljano Shullazi.

 

Z. Ballabani kërcënoi dhe dhunoi fizikisht z. Prifti.

 

Kreu i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë Muhamet Rrumbullaku kumtoi mediatikisht se z. Ballabani urdhër-arresti i është komunikuar në një institucion të ekzekutimeve të vendimeve penale (burg) të një shteti ku mbahet i paraburgosur.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page