top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KËRKON BASHKËPUNIM DHE NDIHMË NGA QYTETARËT PËR KAPJEN E RIGELS RAJKUT (I NJOHUR SI “NOIZY”) DHE BAHTJAR BAJRAKTARIT: E-MAIL: INFO@KOSOVOPOLICE.COM

Prishtinë, Kosovë | Policia e Republikës së Kosovës kërkon bashkëpunim dhe ndihmë nga qytetarët për kapjen e:

1- Z. Rigels Rajku (i njohur edhe si “Noizy”).

2- Z. Bahtjar Bajraktari.

 

Ata janë në kërkim policor të akuzuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

 

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhen në njoftimin përkatës.

 

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, mund të kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com.

 

Këngëtari “Noizy” akuzohet se pak ditë më parë u përfshi në një përleshje fizike në Pejë, me z. Muhamed (Medi) Iseni, i cili, mbeti i plagosur.


Në lidhje me konfliktin verbal dhe fizik mes tyre Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar një artikull me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇


MEDI ISENI DENONCOI SE RIGELS RAJKU (NOIZY) I DHA 30 MIJË € PËR TË NXJERRË KLEVIOL AHMETIN (CLEVIO) NË PUSI.


Prishtinë, Kosovë | Këngëtari Rigels Rajku, i njohur në qarqet artistike si “Noizy” më dha 30 mijë euro për të vënë Cllevion në pritë, tha z. Muhamet (Medi) Iseni pas sherrit që ngjau në Pejë.

 

Z. Iseni zbuloi detaje të reja në lidhje me sherrin e rëndë, ku ai ra pre e dhunës fizike nga këngëtari Rigles Rajku dhe nga të tjerë bashkëpunëtorë të tjerë të grupit të tij.

 

Duke folur për mediat në Kosovë, z. Iseni akuzoi edhe këngëtarin Arkimed Lushaj (i njohur në qarqet artistike si Stresi) se është personi që e ka futur në kurth, duke e dërguar qëllimisht në klubin në Pejë.

 

Përpos sa më lart ai denoncoi se në prapaskenë e kanë dhunuar brutalisht.

 

Sipas tij, z. Rajku (Noizy) u shfaq në prapaskenë pasi ai kishte rënë preh e dhunës fizike nga individë të ndryshëm dhe se e ka goditur me grushte në fytyrë.

 

Z. Iseni denoncoi se z. Rajku (Noizy) i ka dhënë 30 mijë euro për të futur në kurth këngëtarin e njohur si Cllevio (z. Kleviol Ahmetaj).

 

M’u më ka thirr reperi Stresi, Arkimed Lushaj në Pejë. Aty isha me nipat, dhëndrin tim dhe familjarët e tjerë, në momentin që jam futur në prapaskenë, në një minutë e gjysëm na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar.


Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im shyqyr Zotit është më mirë, por atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë, pritja është e keqe, ka marrë burra mbi burra”, deklaroi z. Iseni.

 

Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës.


Nuk kam pas kurrë një problem me Noizyn. Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj.


Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë: a ka mundësi të na e shesësh Clevion, pra t’ia vendosë atë në pritë.


Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia jap Clevion në pritë, por unë nuk jam spiun”, tha z. Izeni.

 

Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi kapur me fjalë e jemi sharë dhe kjo lka pasur pasoja të tjera në Tik Tok, këtë ma ka bërë Stresi”, tha në përfundim të fjalës së tij z. Iseni.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page