top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E REPUBIKËS SË KOSOVËS KËRKON NDIHMË NGA MBARË SHQIPTARËT PËR LOKALIZIMIN E AUREL KRASNIQIT ME MOSHË 10 VJEÇ BANUES NË RRUGËN “HAJRULLAH ZYMI” NË FUSHË-KOSOVË | KONSIDEROHET I ZHDUKUR QYSH DJE

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 30
  • 1 min read

Fushë-Kosovë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën njoftim se:

1- I mituri Aurel Krasniqi, me moshë 10 vjeç është zhdukur.

 

Denoncimin e kreu sot nëna e tij rreth orës 02:30, në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës.

 

Ajo denoncoi se i biri kishte dalë nga banesa e tyre (e gjendur në rrugën “Hajrullah Zymi”) më 29 prill të vitit 2025, rreth orës 16:30 dhe që nga ajo kohë nuk është rikthyer më në banesë.

 

Aureli ka këto tipare fizike:

1- Është i gjatë rreth 1.50 cm.

2- Peshon 45 kg.

3- Ka sy të zinj.

4- Flokë kafe.

 

Në lidhje me rastin e tij autoritetet vendore janë duke kryer hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Person i zhdukur”.

 

Kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij është i lutur që të telefonojë në:

1- | 192 (numri i Policisë së Republikës së Kosovës).

2- | 038 550 999 (numri i Policisë së Republikës së Kosovës).

3- | 080019999 (numri i Policisë së Republkikës së Kosovës - të gjitha thirrjet janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale).

4- | 112 (numri i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page