Palermo, Itali | Ata promovuan udhëtimin e paligjshëm për emigrantët, nga brigjet e Afrikës së Veriut në ato italiane.
Në disa raste, për të tërhequr klientë të rinj, ofruan çmime me ulje për gratë dhe fëmijët, si dhe paketa reale udhëtimi për familjet.
Policia e Palermos ka kryer hetime në më shumë se një mijë faqe, grupe dhe profile sociale, të cilat kanë vepruar si agjenci të vërteta udhëtimi: 728 janë mbyllur dhe të tjera janë në proces mbylljeje.
Këto janë kryesisht llogari të përdorura nga trafikantët aktivë në Libi, por edhe në Egjipt, vend nga i cili nuk është regjistruar asnjë nisje anijesh, por nga ku organizatat menaxhojnë udhëtimet e emigrantëve.
Mbyllja e faqeve u arrit me bashkëpunimin e kompanisë “Meta”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments