top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA BRITANIKE ARRESTOI VRASËSIN E DYSHUAR TË NJË NËNE DHE TË DY VAJZAVE TË SAJ | QUHET KAILL KLLIFOURD (KYLE CLIFFORD).

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Një 26-vjeçar, i quajtur Kaill Kllifourd (Kyle Clifford), torturoi brutalisht dhe vrau një nënë dhe dy vajzat e saj me një hark në një qytet të vogël në Britaninë e Madhe, përpara se të ndalohej në një periferi të Londrës.

 

Ai u identifikua si ish i dashuri i një prej viktimave më të reja dhe u kap pas një gjuetie nga policia.

 

Policia saktësoi se nuk ka përdorur armë për ta ndaluar. I dyshuari u plagos dhe u dërgua në spital.

 

Në lidhje me këtë ngjarje kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme.


FEMICID I TREFISHTË NË VERI TË LONDRËS | TRE GRA NGA E NJËJTA FAMILJE U VRANË ME HARK.


Londër, Britani e Madhe | Tre viktimat janë gruaja dhe dy vajzat e një komentatori të radios BBC.

 

Vrasësi është ish i dashuri i njërës prej vajzave.

 

Gjurma e dhunës së egër ndaj grave nga një ish i dashur i njërës prej tyre merr formë pas femicidit të trefishtë që ndodhi në një pronë private në Hertfourdshaiër (Hertfordshire), në një zonë banimi jo shumë larg Londrës, nga një i ri i armatosur ndër të tjera me një hark: 26- vjeçari Kaill Kllifourd (Kyle Clifford), i dyshuar dhe i arratisur, u arrestua pas një gjuetie të gjatë nga policia angleze në zonën e Enfilldit (Enfield), një periferi në veri të Londrës, pranë shtëpisë së tij.

 

Z. Kllifourd (Clifford) u plagos dhe u transportua në Spitalin Mbretëror të Londrës, por policia saktësoi se nuk përdori armë zjarri për ta ndaluar.

 

Viktimat janë:

1- Znj. Keoll Hant (Carol Hunt), me moshë 61 vjeçe, gruaja e një komentatori të njohur radiofonik të BBC-së dhe komentator i garave me kuaj, Xhan Hant (John Hunt).

2- Dy nga vajzat e tyre, znjsh. Hannah 28-vjeçare dhe znjsh. Luiza (Louise) 25-vjeçare.

 

Sipas entit mediatik britanik Posta e Përditshme (Daily Mail), z. Kllifourd (Clifford) kishte qenë më parë i dashuri i znjsh. Luiz (Louise) dhe kreu mbrëmë këtë masakër pasi hyri i armatosur në rezidencën e familjes Hant (Hunt).

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page