top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POGRADEC: U ARRESTUAN VËLLEZËRIT DARTI MAXHARI DHE ERJON MAXHARI BANUES NË FSHATIN BUÇIMAS | AKUZOHEN SE KËRCËNUAN DHE DHUNUAN NJË PUNONJËS TË POLICISË SË SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 14
  • 1 min read

Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Darti Maxhari.

2- Z. Erjon Maxhari.

 

Ata janë vëllezër mes tyre, banes në fshatin Buçimas.

Ata akuzohen se kanë kërcënuar dhe dhunuar një punonjës të Policisë së Shtetit (jashtë shërbimit) në Pogradec.

 

Njoftim | Pas marrjes së njoftimit se një punonjës policie jashtë shërbimit është kërcënuar dhe dhunuar nga dy vëllezër,  shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të  shtetasve D. M., 30 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Buçimas Pogradec.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page