Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ilir Topçiu.
Ai akuzohet se goditi me thikë fqinjin e tij, z. Olgert Vesho, me moshë 37 vjeç.
Ai akuzohet për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”.
Viktima gjendet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas njoftimit të marrë se në lagjen nr. 4 Pogradec, pas mesnate, po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi:
I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas ka precedent të mëparshëm, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Shtetasi I. T. dyshohet se gjatë një konfliktit të çastit për motive të dobëta, me shtetasin O. V., 37 vjeç, banues në Pogradec, e ka plagosur atë, me mjet prerës (thikë).
37-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments