
Pogradec, Shqipëri | Strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Fation Bono.
Arrestimi i tij u krye në kuadër të një operacioni policor të vënë në zbatim nga Reparti i Eleminimit dhe i Neutralizimit të Elementit të Armatosur (RENEA) dhe nga Policia e Shtetit.
Kontrolle në terren u ushtruan në 28 vendndodhje.
Gjatë operacionit u sekuestruan armë zjarri të ndryshme, drogë dhe sasi të mëdha vlerash financiare (shumica në valutë).
Z. Bono konsiderohet lidhje shoqërore e z. Gjin Nika (ky i fundit tashmë i vdekur).
Në vitin 2015 z. Bono u arrestua sepse ishte në kërkim policor i dyshuar për vepra penale të lidhura me “plagosje të rëndë me dashje”, “armëmbajtje pa leje”, “kanosje”.
Në datën 13 nëntor të vitit 2015 ai u arrestua në Tiranë, në lagjen e njohur rëndom si “Unaza e Re”.
Ai akuzohet për veprat penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “fshehja e të ardhurave”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentarer